Flash News

E-TJERA

Rihapet kopshti në Gramsh ku u helmuan fëmijët me salmonelë

Rihapet kopshti në Gramsh ku u helmuan fëmijët me salmonelë

Është rihapur Kopshti Nr. 1 ku u helmuan fëmijët në Gramsh.

Kopshti rihapet pas disa ditësh pezullim për shkak të hetimeve. Aty janë rikthyer vetëm fëmijët që kanë rezultuar negativë nga analizat, ndërsa institucioni funksionon pa shërbim guzhine, pasi dreka është pezulluar.

17 fëmijë dhe anëtarë të stafit rezultuan pozitivë me bakterin ‘Salmonella Enteritidis’.

Të fundit