Flash News

E-TJERA

Rihapja e basteve, Duka: Llotot kanë ekzistuar në të zezë, nuk janë ndërprerë kurrë

Rihapja e basteve, Duka: Llotot kanë ekzistuar në të zezë,

Kreu i FSHF-së, Armand Duka komentoi projektligjin e qeverisë për rihapjen e basteve.

I ftuar në “Zonë e Lirë” në ABC News, ai theksoi se bastet kanë ekzistuar në të zezë, ndërsa tani ka ardhur koha që tani të bëhen legale në mënyrë që sportit t’i shkojnë më shumë fonde.

Numri një i FSHF-u shpreh se miratimi i draftit pritet së shpejti në parlament por me disa ndryshime që ende nuk janë bërë të ditura plotësisht.

“I tërë sporti deri në 2020 ka pas një buxhet qesharak. Ne duhet të dime pak a shumë, sa para do të marrim nga rihapja e basteve. Llotot kanë ekzistuar në të zezë dhe unë kam kërkuar të legalizohen pasi nuk janë ndërprerë kurrë.

Ne kemi kërkuar të formalizohet që të ardhurat të shkojnë për sportit, kjo është ajo që kemi kërkuar dicka ilegale të bëhet legale. Tashmë projektligji për bastet sportive online është bërë me grupet e interesit dhe do shkojë së shpejti në parlament”, tha Duka.

  

Të fundit