Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
'Rihapja e gjyqit të Hajdarit, farsë', Sali Lusha rrëfen takimin e vrasësve me Gjinushin në Tropojë: E pashë i pari Azemin të vrarë, Izet Haxhia ishte me mua
Sali Lushaj, personi i fundit që e ka takuar për së gjalli Azem Hajdarin, rigjykimi i kësaj çështjeje është një farsë që po bëhet për të tërhequr vëmendjen. Ndërsa sa i përket thirrjes së ish-Presidentit Sali Berisha si dëshmitar, e konsideron si një kërkesë pa kuptim, pasi, sipas tij, nuk ka arsye përse të thirret.
Në një intervistë për Gazetën “Panorama.al”, ish-truproja i Berishës, dëshmitar i vrasjes së Azem Hajdarit, risjell edhe një herë ngjarjen, takimin dhe bisedën e fundit me Azemin, kur ai i tha që ishte një makinë poshtë e deri në momentin kur u qëllua e më pas e nisi me makinë drejt spitalit. Lushaj thotë se Sali Berisha ndodhej në zyrë në atë moment dhe ka qenë vetë ai që i ka dhënë lajmin e vrasjes. Sipas tij, Berisha nuk ka parë asgjë dhe nuk ka takuar askënd.
Sali Lushaj flet për marrëdhënien që ka pasur me Izet Haxhinë, kohën kur ka qëndruar me të, por nuk ka folur asnjëherë me të në lidhje me vrasjen e Azemit. Ndërsa i kthehet edhe periudhës së errët kur në Tropojë ndodhnin dhjetëra vrasje. I përmend të gjithë viktimat me emra dhe thotë se të gjitha këto krime të mbetura pa autor, në fakt janë vrasje të kryera nga të njëjtët persona që vranë edhe Azem Hajdarin. Tani Tropoja ka gjetur qetësi. Por Sali Lushaj e mbyll me frazën “Në Tropojë nuk është askush i fortë, por as i dobët nuk është askush”.
Prej disa ditësh ka nisur rigjykimi i dosjes “Hajdari”, me kërkesë të Izet Haxhisë, i cili kërkon që të thirren për të dëshmuar në gjyq disa persona, mes të cilëve edhe ish-Presidenti Sali Berisha. Si e shihni rigjykimin e kësaj çështjeje dhe ç’do të thonë për ju emrat e personave që do të thirren si dëshmitarë?
Kjo është një farsë. Një çështje e ngritur qëllimisht në këtë situatë politike. Për mendimin tim gjithçka është bërë vetëm për të tërhequr vëmendjen. Asgjë tjetër. Ky gjyq ka përfunduar. Ky gjyq nuk ka lidhje fare me Izetin.
Sipas jush, pse e ka bërë këtë kërkesë Izet Haxhia?
Vetëm ai e di. Unë nuk e kuptoj këtë gjë. Izeti mund të jetë shtyrë nga dikush tjetër. Ditën e vrasjes, deri nga ora 13:00 kam qenë me Izetin. Më pas jam takuar me të, të nesërmen. Kemi qëndruar për një muaj pas ngjarjes bashkë në një shtëpi.
Çfarë ju thoshte gjatë kohës që qëndronit bashkë në një shtëpi?
Asgjë. Nuk më jepte të kuptoja asgjë. As që është në dijeni të diçkaje, asgjë. Absolutisht.
Po pas një muaji që qëndruat bashkë, keni pasur më kontakte, keni biseduar?
Jo. Atë ditë që është larguar nga unë, ka ikur në Tropojë. Kemi qenë 3-4 vetë që rrinim bashkë në një shtëpi. Nuk jam takuar më me Izetin.
Si i keni pasur marrëdhëniet me Izetin para se të ndodhte vrasja e Azem Hajdarit?
Shumë të mira. Me Izetin, me vëllezërit. Unë i kam fqinj. Shkojmë për çdo gjë, për raste vdekjesh, dasmash. Për gjithçka jemi bashkë.
Ju keni qenë një ndër personat e fundit që e keni takuar Azem Hajdarin para se të vritej. Si e kujtoni atë moment? A mendoni se do ketë diçka të re nga thirrja e Berishës për të dëshmuar?
Absolutisht zotin Berisha nuk kanë përse ta thërrasin. Kjo është e kotë. Zoti Berisha nuk ka pasur asnjë kontakt në atë kohë me Azemin. Azemi ka dalë nga zyra, unë kam qenë jo më larg se 5 metër me Genc Pollon, duke diskutuar diçka. Azemi më ka takuar mua që më ka thënë se është një makinë poshtë dhe kaq. As nuk ka pasur me vete pistoletë apo çfarë thonë tani. Ku e panë pistoletën e Azemit këta, kur nuk mund të shihnin më larg se 2-3 metër?
Berisha ku ndodhej në atë moment?
Ka qenë në zyrë. Zoti Berisha nuk kishte shans të shihte as 5 metër. Kur nuk shihja unë që isha aty jashtë, si të shihte zoti Berisha?
Komplet errësirë. U fikën dritat, në momentin që është vrarë Azemi, 5 minuta para.
Nga zyra e Berishës te vendi ku u vra Azem Hajdari, kishte fushëpamje, mund të dallohej diçka nga dritarja?
Jo, jo. Nuk ka shanse. Edhe të kishte drita, nga aty nuk dukej asgjë. Ka qenë në një qoshe, që ishte e pamundur të dukej diçka nga aty. Prandaj them që gjithçka është e përpunuar nga avokati. Po të kishte qenë Izeti atë natë aty, do ta kisha parë edhe unë dhe do dëshmoja që ka qenë Izeti. Siç kanë qenë të tjerët. Deri të nesërmen, as atë natë, unë nuk kam pasur asnjë kontakt me Izetin. Unë kam qenë shumë afër kur ndodhi vrasja. I pari që e pashë Azemin të vrarë dhe unë jam personi që ia kam thënë këtë edhe zotit Berisha. Ai vetë nuk ka kontaktuar më asnjë njeri. Siç ju thashë, ka qenë në zyrë. Kur kam hyrë unë aty, zoti Berisha ka qenë vetëm në zyrë. Se kush ka shkuar më pas për ta takuar, unë nuk e di.
Si mendoni se do të jetë ecuria e këtij gjyqi?
Asgjë. Ky gjyq ka marrë fund. Njerëzit janë dënuar. Izeti ka punën e vet. Unë nuk di se çfarë ka deklaruar asnjë, asgjë. As i plagosuri. Paska ardhur makina te PD-ja për të takuar një njeri tjetër! Kë? Pse nuk e nxjerrin këtë person asnjëherë? Janë pyetur disa herë dhe nuk flasin. Të gjithë kanë thënë që ata kishin shkuar aty për të takuar dikë. Si nuk doli ai njeri asnjëherë? Ku kishin shanse ata që të rrinin një orë aty? Çfarë mund të bënim ne sikur ta dinim që ishin aty, a mos i kishim frikë? Asnjë nga ne që ishim aty nuk kishim frikë nga askush. Po ta kishim ditur ne që ata janë aty, nuk kanë pasur shanse të shkonin më në Tropojë të gjallë, asnjëri nga ata. Ose po të dinim që kishin ardhur për të vrarë cilindo nga ne, Azemin, zotin Berisha apo ndonjë tjetër, ata nuk do kishin ikur të gjallë. Por kjo është bërë me ndihmën e Policisë. Një Komisariat Policie nga Tropoja. Aty ka qenë një kryeplak i familjes së tyre. Ajo ishte dita e dhjetë që do t’i kthenin përgjigje Azemit. Dhe e gjetën mënyrën se si t’ia kthenin përgjigjen. Ata e prisnin Azemin.
Cilat kanë qenë veprimet tuaja pas ngjarjes?
E kemi marrë, e kemi hipur në makinë dhe kemi shkuar në spital. Me vonë ka ardhur në spital edhe zoti Berisha. Kur e ka marrë vesh zoti Berisha, ka marrë në telefon ambasadorin amerikan. I ka treguar gjithçka dhe të gjithë ata që janë deklaruar, rezultuan se ishin vrasësit.
Në ato vite, por edhe më vonë, situata në Tropojë ka qenë disi e tensionuar. Si e kujtoni ju atë kohë? Ngjarjet që kanë ndodhur atje?
Çdo vrasje që është bërë në Tropojë, unë kam një listë këtu, çdo vrasje që është bërë atje është nga dora e këtyre personave. Nga të njëjtët persona që kanë vrarë Azem Hajdarin. Kanë përdhunuar, kanë grabitur, kanë vrarë. Kanë vrarë edhe femra. Kanë vrarë dy femra në Tropojë. Kanë marrë një vajzë në qytet dhe e kanë vrarë 2 kilometër poshtë qytetit. Këtu i kam të gjithë emrat, vrasjet që ata kanë bërë.
Po pse kanë ndodhur të gjitha këto ngjarje, sipas jush?
Shiko, ata mund të shihnin edhe ndonjë ëndërr dhe kujtonin se nuk do të iknin kurrë nga pushteti. Nuk e di se kush i ka orientuar kaq keq. Mendonin se gjithmonë do qëndronin shefa komisariatesh, shefa krimesh. Tropoja tani është lehtësuar. Me ikjen e këtyre, në Tropojë mund të ketë ndodhur një ngjarje, ose dy. Në Tropojë nuk vritet kush, sepse është një grusht njerëzish që njihen të gjithë me njeri-tjetrin. Unë kam pasur miqësi shumë edhe me njerëzit e Jahos (Jaho Mulosmanit), me të atin, me djalin e vëllait, me të gjithë. Kanë qenë dhe janë familje shumë e mirë, njerëz të nderuar. Duhet thënë realiteti. Ashtu edhe krahu i Fatmirit. Ka pasur një gjysh shumë të zgjuar. Por morën mbrapsht. Të mendosh që merr pjesë në vrasje një burrë 70-vjeçar, që ishte atë natë. Për t’i dirigjuar, që të ishte aty. Për t’i kthyer Azemit haberin ditën e dhjetë. Nuk kanë asnjë kasetë, që thonë kemi kaseta. Asnjë. As ata dhe as Azemi nuk ka dorëzuar këtu asnjë kasetë, kurrë. Bëjnë presione, sikur kanë kasetë. Thonë që kanë kasetën që i ka dhënë Azemi babait të Fatmir Haklajt. Nuk kanë asgjë.
Po, në fakt, çfarë kishte ndodhur 10 ditë para ngjarjes, që ju thoni se erdhën për t’i kthyer haberin Azemit?
Azemi u pat thënë që nuk u kishte gjë borxh. Ai u ka thënë: “Po shkoj të flas”. Mua në moment ma ka thënë Azemi, sapo ka bërë takimin me Muharremin. Kur e pyete sa çfarë i kishte thënë Muharremi, më tha: “Si sot 10 ditë do të kthejmë përgjigje”. Dhe ndodhi që pas 10 ditësh ia dhanë përgjigjen, e vranë. Pse nuk merren fare me faktin se kush ishte në Tropojë nga pushtetarët, që kanë darkuar me kriminelët në katin e dytë, 10 ditë para se të vritej Azemi? Kush ka qenë i deleguar? Të hapet libri i shërbimit dhe të shihet 10 ditë para se të vritet Azemi. Në katin e dytë, ju ka shërbyer kryetari i Partisë Socialiste, Bajram Gjongeci, djalë i shkëlqyer. Kryetar i Partisë Socialiste të Tropojës dhe mik i të gjithë tropojanëve. Pak kohë më vonë ai vdiq, në rrethana të paqarta. Vëllai i tij ishte me të djathtën, ky ishte me të majtën. Unë i kam edhe miq shtëpie. Vetëm ky u ka shërbyer dy personave të dërguar nga Tirana dhe të gjithë kriminelëve të Tropojës që kanë ngrënë me ta në zyrë. Në katin e dytë të atij hoteli ka ngrënë bukë Skënder Gjinushi bashkë me atë që ka ekzekutuar Azemin, vetë i tretë. Në një kohë që shefin e Komisariatit të Tropojës, Fatmir Metën, nuk e kanë lënë të marrë pjesë në këtë bisedë. Sabri Godo ka qenë në kat të parë me Fatmir Metën. Nuk i kanë lënë takim, sepse ishte edhe Sabri Godo i deleguar në Tropojë në atë kohë. Në katin e dytë, Feriz, Jaho, të gjithë këta kanë qenë bashkë dhe nuk u pranua shefi i Komisariatit, Fatmir Meta, në takim.
Më përpara më folët për një listë vrasjesh…
Po, unë kam një listë këtu, me emrat e të vrarëve në Tropojë. Të gjitha këto vrasje janë bërë nga të njëjtët persona që vranë Azem Hajdarin. Vrasjet fillojnë menjëherë pas vrasjes së Azemit, por ka edhe përpara. Unë po i lëxoj: Avdyl Matoshi, Naim Dizdari, Gjin Kolbuçaj, Halil Hoxha, Agron Gjoçaj, Ramadan Demiri, Çel Valbona, Ramiz Haxhia, Musa Shpata, Artan Dusha, Ilir Dusha, Skënder Neza, Xhafer Hoxha, Bislim Hyka, Naim Bashkurti, Jonuz Hyka, Mereme Matoshi, Ram Braha, Hazir Gucaj, Ilir Gosturani, Rasim Lumneshi, Bislim Demiri, Agim Demiri, Gani Neza, Ram Hoxha, një vajzë me mbiemrin Hoxha, Mus Dynisha, Anton Gjergji, është marrë një mësues në mes të qytetit dhe është pushkatuar. Një mësues nga Kosova është vrarë në sy të dy vajzave. Dy vëllezër dhe dy vrasje që i bënë në Milot. Të gjitha këto janë kryer nga të njëjtët persona që vranë Azem Hajdarin. Të organizuara nga Komisariati i Tropojës. Si ka mundësi që gjithë ai SHIK nuk i gjeti vrasësit e asnjërës prej këtyre ngjarjeje? Unë edhe kur jam pyetur atëherë, por edhe tani, them të njëjtën gjë. Këtu nuk kanë dorë kurrë udhëheqësit e Partisë Socialiste, as Fatos Nano, asnjë. Janë struktura të tjera që të zhdukin. Këto vrasje edhe sot e kësaj ditë janë pa autor. Në Tropojë nuk është askush i fortë, por as i dobët nuk është askush.
Po i rikthehem edhe një herë vrasjes. A mundi Azemi t’ju thoshte diçka kur shkuat pranë tij?
Ai kishte ndërruar jetë në ato momente. Kur unë u afrova tek ai, gjithçka kishte marrë fund. Unë isha vetëm 10 metra larg atij në momentin që u vra. Duke qenë se isha dëshmitari kryesor në atë ngjarje, më erdhën shumë oferta për t’u larguar nga Shqipëria, por nuk pranova. Nga prokuroria norvegjeze apo dhe institucione të tjera. Më thanë që të largohesha bashkë me familjen time dhe unë nuk pranova. Nuk ia kam frikën askujt. Po kur thonë “Në Tropojë i futëm ne”. Po ku kishin shanse të na dilnin ne para kur shkonim në shtëpitë tona, kur kemi shkuar me zotin Berisha, me Azemin? Të gjithë ata që donin të prishnin mitingun aty kanë qenë në shesh dhe kur jemi hedhur ne në tokë ata janë larguar. Thotë Jaho: “Dola unë e i shoqërova”… Kush doli, ku kishte shanse ai të vinte në mesin tonë? Po pse përballeshin ata me ne? Ata vrisnin brenda qytetit, vrisnin hajdutçe
Sa i përfshirë është Izet Haxhia në këtë ngjarje, sipas jush?
Atë e di vetëm ai. Unë nuk mund të them kurrë as për Ismetin, as për Izetin, se nuk i kam parë. Të kishin qenë, do thosha që “po, kanë qenë”. Unë jam takuar me Ismetin më vonë dhe më ka thënë që është i pafajshëm. Po ashtu edhe me Isamedinin. Ne kemi hyrje-dalje, siç ju thashë. Është munduar SHIK-u në atë kohë, duke u thënë: “Do që t’ju vrasë Sali Lushaj”. E keni Ismetin gjallë. Është gati ta deklarojë që sot. E kanë thirrur Ismetin. Pse nuk i sheh këto gjëra Prokuroria, SPAK-u? Ismeti u ka thënë: “Le të na vrasë Saliu po pati plumb për ne”. E njëjta gjë vlen edhe për mua ndaj atyre. As unë nuk do t’i besoja nëse do të më thoshin se donin të më vrisnin ata. Dorë e kujt është kjo kuptohet, vetëm ai që nuk do që të merret vesh.
Çështja është e zbardhur, unë nuk e kuptoj se çfarë duan t’i zbardhin më. Se çfarë thotë ai avokati, këto të tjerat janë kot, se njihet Idajeti për kështu gjërash. Ai është rrahur nga Izeti, unë kam qenë prezent, e ka rrahur dhe tani e ka avokat. Mua më vjen keq. Ai do që ta përziejë Izetin. Ai do që t’i marrë hakun, do që ta lërë në burg. Për mua ai nesër le të dalë. Edhe Jaho le të dalë. Po pse shkojnë më në Tropojë? Asnjë nuk e shkel më Tropojën. Pse shkoj unë në Tropojë dhe në gjithë Shqipërinë? Unë atë ditë në mitingun e Tropojës kam parë komunistë që qanin sepse menduan se u “çliruan”. Ata thërrisnin “Sali Berisha”. Gjithë ai SHIK nuk e di se kush e vrau Ahmet Krasniqin, ministrin e Mbrojtjes së Kosovës. Dy orë para është takuar me Azem Hajdarin, kam qenë edhe unë me Azemin. Janë përshëndetur. Ndërsa banda e Tropojës ishte nëpër Tiranë atë natë. Të gjithë./ Panorama
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38