Flash News

E-TJERA

Rihapja e hetimeve për “Gërdecin’, Mediu: Jam hetuar një herë, s’kam pasur lidhje me ata që zhvillonin demontimin

Rihapja e hetimeve për “Gërdecin’, Mediu: Jam hetuar

Vjen reagimi i ish ministrit të Mbrojtjes, aktualisht kreu i PR, Fatmirt Mediu pas vendimit të Apelit të GJKKO, i cili i hapi rrugë rihetimit dhe rigjykimit të tij për çështjen e tragjedisë së Gërdecit.

Në një konferencë për mediat, Mediu tha kërkesa e SPAK është në kundërshtim me Kodin Penal, pasi sipas tij krijojnë precendet të rrezikshëm për lirinë e të drejtat e njeriut.

Sipas Mediut, për këtë çështje ka patur hetim, madje edhe të dënuar. Mediu shton se ajo që SPAK kërkon sot janë çështje të hetuara që në vitin 2014",

Kërkesa e SPAK dhe vendimi i Apelit të GJKKO janë akte në kundërshtim me Kodin Penal, Kushtetutën, Vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të gjykatës Europian për të Drejtat e Njeriut, janë akte që nuk sjellin asnjë dobi për drejtësinë, madje krijojnë precendet të rrezikshëm për lirinë e të drejtat e njeriut. Keqinterpretimi i fakteve ka synuar të manipulojë opinionin publik se Ministri i Jashtëm ishte përgjegjës për atë tragjedi.

Nuk kam reaguar në respekt të dhimbjes së atyre që pësuan humbje në atë tragjedi. Janë fakte të pakundërshtueshme që nuk kam patur lidhje direkte apo indirekte me ata që kanë zhvilluar biznesin e demontimit në Gërdec.

Kam dhënë dorëheqjen si ministër dy ditë pas ngjarjes, duke mbajtur përgjegjësi morale por aspak i fajshëm si shkaktues i pasojave. Kam kërkuar që në fillim heqjen e imunitetit dhe jam vënë në dispozicion të hetimeve pa asnjë hezitim.

Nuk është e vërtetë që për këtë çështje s’ka pasur hetim apo nuk është gjykuar. Për këtë çështje ka pasur të dënuar, dhe të tjerë që kanë marrë pafajësinë. Kur u rizgjodha deputet vetë kërkova që të vazhdohej hetimi edhe pse kisha imunitet. Por vetë gjykata vendosi ndryshe. Ajo që SPAK sot kërkon janë çështje të hetuara që në vitin 2014", tha Mediu.

Të fundit