Flash News

E-TJERA

Riinfektimet me Covid-19, Allkja: Kam ndeshur dhjetëra raste, një invalid 30-40 vjeç humbi jetën

Riinfektimet me Covid-19, Allkja: Kam ndeshur dhjetëra raste, një
Mjeku Ilir Allkja

Mjeku i Urgjencës së QSUT, Ilir Allkja ka treguar për rastet e riinfektimeve me Covid-19. Allkja tha në "Kjo Javë" se ka ndeshur raste që riinfektohen edhe pas 3 muaj nga shërimi, por që përgjithësisht e kalojnë lehtë.

Ai ka treguar edhe një rast fataliteti të një invalidi rreth 30-40 vjeç, i cili pasi u infektua herën e dytë me koronavirus humbi jetën.

"Në rastin e kësaj epidemie fundi do jetë aty ku do të imunizohet tufa, shumica e njerëzve. Sipas meje duhet të jemi mbi 40%.

Kam parë t’i kthehet COVID-19 pacientëve për 3 muaj. Thuhet që në momentin e një ri infektimit, shfaqet me më pak shenja, në miniatrë. Kam ndjekur edhe një rast fatal për herë të dytë. Ka qenë midis 30-40-ve. Ishte invalid. Riinfektimi përfundoi fatal për të. Dua t’ju bëj një thirrje atyre që e kanë kaluar COVID-19, duhet të ruhen. Kam ndeshur dhjetëra raste që e kanë kaluar fare lehtë herën e dytë. Por nuk dihet çfarë do të ndodhë. Më e mira të ruhemi", tha Allkja.

Të fundit