Flash News

E-TJERA

Rikonstruksioni dhe “rrafshimi” i institucioneve, ‘paralizon’ kulturën në Tiranë

Rikonstruksioni dhe “rrafshimi” i institucioneve,

Institucionet kulturore në kryeqytet vijojnë prej kohësh të mbajnë pezull aktivitet për fëmijët e të rinjtë, dhe jo vetëm. Pjesa dërrmuese e tyre janë në proces rikonstruktimi.

Cirku Kombëtar është ‘zhdukur’ prej kohësh. Vendi ku ndoshta fëmijët mund të argëtoheshin dhe të kalonin kohën, ia ka lënë radhën parkingut të makinave.

Lexuesit e librave nuk mund të gjejnë sot aq lehtë një vend për t’u ulur në Bibliotekën Kombëtare, pasi kjo e fundit kërkon që rezervimi të bëhet disa ditë më parë ose në të kundërt do të jetë shumë vështirë për t’u akomoduar dhe lexuar romanin ose novelën e preferuar.

Për fëmijët e vetmja mundësi argëtimi mbetet Teatri i Kukullave. Çdo të shtunë dhe të diel fëmijët kanë mundësi të shohin një shfaqje të dedikuar.

Megjithatë ende nuk dihet se kur do të mund të shohin fëmijët edhe për sa kohë fëmijët do të shohin shfaqje te ky teatër, pasi pritet që shumë shpejt të kthehet në shtëpi muze për Parlamentin.

Nëse flasim për Teatrin Kombëtar, do të kujtojmë ditën e 17 Majit ku në orët e para të mëngjesit, fadromat shembën godinën. Punimet për ta rindërtuar teatrin e ri sikurse u premtua, ende nuk kanë nisur. Aktualisht shfaqjet po mbahen tek Art Turbina.

Nën rikonstruksion është edhe Galeria Kombëtare e Arteve, e cila po ashtu qëndron e kyçur prej thuajse 5 muajsh. Edhe në Kopshtin Botanik dhe Zoologjik punimet për rikonstruksionin vijojnë, megjithëse supozohej të kishin përfunduar në qershor të vitit të kaluar.

Burimi: Euronews Albania

Të fundit