Flash News

E-TJERA

Rikthehen bastet sportive, qeveria pritet të arkëtojë 2 miliardë lekë në vit

Rikthehen bastet sportive, qeveria pritet të arkëtojë 2

Ministria e Financave ka publikuar projektbuxhetin për vitin 2023. Sipas parashikimeve, rritje ekonomike pritet të ngadalësohet me2.6% duke u ndikuar edhe nga kriza dhe rritja e çmimeve.  

Të ardhurat totale të buxhetit të shtetit parashikohen të arrijnë në 625.7 miliardë lekë, nga këto, të ardhurat tatimore 587.8 miliardë lekë dhe brenda zërit të të ardhurave tatimore, të ardhurat që mblidhen nga tatimet dhe doganat 431.2 miliardë lekë.  

Ndërkohë, të ardhurat nga kontributet planifikohen 126.5 miliardë lekë. 

Qeveria ka në plan rikthimin e basteve sportive, nga të cilat referuar projektbuxhetit të vitit 2023, pritet që të arkëtojë nga taksat rreth 2 miliardë lekë në vit. “Nga miratimi në ligj i lojrave të fatit ‘baste sportive’, me efekt nga 1 janari 2023, vlerësohet të arkëtohen në buxhetin e shtetit 2 miliardë lekë”, thuhet në projektligj.  

Ndërsa për taksën speciale për prodhuesit e energjisë elektrike që e eksportojnë, relacioni thotë se “fitimet e realizuara nga prodhuesit e energjisë elektrike, të cilët, për shkak të çmimeve shumëfish të rritura gjate vitit 2022, kanë realizuar fitime pa rritje kostosh, do tatohen për këto fitime shtesë me tarifën 33 %. Të ardhurat e pritshme  vlerësohen të jenë 8.3 miliardë lekë”. 
 
 

Të fundit