Flash News

E-TJERA

Rikthehen bastet online, PS kërkon ratifikimin e marrëveshjes për emigrantët, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend

Rikthehen bastet online, PS kërkon ratifikimin e marrëveshjes për

Këtë të enjte Parlamenti do të mblidhet në seancën plenare të radhës. Marrëveshja me Italinë për strehimin e emigrantëve të paligjshëm do të jetë çështja kryesore e cila pritet të ndezë debate.

Opozita do të vijojë aksionin opozitar, ndërsa sa i përket marrëveshjes për emigrantët, demokratët e kanë kundërshtuar duke e çuar edhe në Gjykatën Kushtetuese. Por, kjo e fundit vendosi më 5 shkurt ta legjitimojë duke e konsideruar në përputhje me ligjin.

Po ashtu, pas 5 vitesh qeveria rikthen në Parlament projektligjin për bastet online. Ligji në fjalë nuk është pritur mirë nga opozita dhe ekspertë, pasi ishte vetë qeveria Rama që ndërmori operacionin “Fundi i Marrëzisë” për mbylljen e pikave të basteve.

23 deputetë demokratë janë përjashtuar me vendim të mazhorancës. Konkretisht, jashtë sallës së Kuvendit janë lënë: Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Cela, Tritan Shehu, Lefter Geshtenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Oerd Bylykhashi, Ervin Salianji, Saimir Korreshi, Kasem Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani, Luan Baçi, Bledion Nallbati, Asllan Dogjani, Flamur Noka dhe Gazmend Bardhi.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit