Flash News
Berisha publikon skandalin: Skapi i partisë fshehu dokumentin që tregonte se Rama ndryshoi destinacionin e zonës
Berisha: Për të mbrojtur Edi Ramën, shkojnë deri aty sa të shpallin Sali Berishën kryetar të Bashkisë së Tiranës
BBC world Questions (e plotë) / Qeveria Rama ‘nxin’ edhe në anglisht për një audiencë dhjetëra milionëshe
Kërkon pafajësinë, Fredi Beleri dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë
Atentati i dytë ndaj Trump, Berisha: Armiq të lirisë mendojnë të diktojnë me plumba rezultatin e zgjedhjeve në SHBA
Rikthehen në Shqipëri pas 13 vitesh “Ethet e Nilit”, 17 të infektuar
Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në Shqipëri. Ethet e Nilit përhapen nga mushkonjat që ushqehen me gjakun e zogjve. Deri më tani janë shënuar 3 viktima dhe 17 të infektuar, raporton TCH.
Virusi nuk përhapet nga njeriu te njeriu. Shefja e departamentit të Sëmundjeve Ngjitëse pranë ISHP-së, zonja Silva Bino doli në një njoftim për mediat.
Periudha e inkubacionit për ethet e Nilit Perëndimor varion nga 2 deri në 15 ditë dhe në format më të lehta sëmundja zgjat nga 3 deri në 6 ditë.
Rreth 80% e rasteve të transmetuara te njerëzit nuk manifestojnë simptoma. Kur manifestohen simptomat ato janë shumë të ngjashme me gripin.
Në përgjithësi, kjo sëmundje është e shërueshme, megjithatë, për rreth 1% të pacientëve, mund të degjenerojë në meningjit ose encefalit, sidomos te personat e moshuar ose me imunitet të dobët.