Flash News

E-TJERA

Rikthehen përkohësisht sportelet, shërbimet që do të ofrohen fizikisht

Rikthehen përkohësisht sportelet, shërbimet që do të

Shërbimet esenciale të Policisë së Shtetit dhe Gjendjes Cvile do të ofrohen nga sot edhe në sportele.

Lajmin e ka dhënë Ministria e Brendshme. Kjo për shkak se është mbyllur aksesi te shërbimet e ofruara online për shkak të sulmit kibernetik në serverat e institucioneve qeveritare.

Ministria njofton se ofrimi i shërbimeve esenciale fizikisht në sportele do të vijojë deri në përfundim të situatës.

“Ministria e Brendshme deklaron se Shërbimet esenciale të Policisë së Shtetit dhe Gjendjes Civile do të ofrohen fizikisht.

Në vijim të komunikimit të mëparshëm të Ministrisë së Brendshme duam të theksojmë se njoftimi lidhet vetëm me shërbimet esenciale të Policisë së Shtetit dhe Gjendjes Civile të cilat do të ofrohen fizikisht pranë sporteleve përkatëse për qytetarët deri në përfundim të kundërsulmit.

Kjo është një situatë tërësisht e përkohshme e diktuar nga sulmi kibernetik i sinkronizuar jashtë Shqipërisë, për të cilin po kryhet një kundërofensivë nga AKSHI dhe aleatët tanë për t’u rikthyer në normalitet shumë shpejt. Shërbimet qeveritare online janë një histori suksesi në Shqipëri pavarësisht ngërçit momental të krijuar prej sulmit kibernetik. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për vështirësitë e krijuara”, njofton ministria.

 

Të fundit