Flash News

E-TJERA

Rikthehen përplasjet në "Orange Bar"/ Truprojat konfliktohen me klientët, policia jep detaje

Rikthehen përplasjet në "Orange Bar"/ Truprojat konfliktohen

Në lokalin "Orange Bar" në Sarandë ka ndodhur sërish një përplasje në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Policia ka zbardhur ngjarjen, ku u përfshinë në një konflikt fizik disa persona. Sipas uniformave blu, konflikti nisi për motive të dobëta dhe degjeneroi në grushta, ku për pasojë disa persona kanë marrë dëmtime të lehta.

Policia ka arrestuar një person dhe ka proceduar nëntë të tjerë, ndër ta dhe 2 pronarët e lokalit ku ndodhi konflikti. Këta të fundit akuzohen për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Punësim i paligjshëm”.

Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se tre persona që u përfshinë në konflikt, të cilët punonin si truproje në këtë lokal, ishin të paregjistruar/siguruar.

Në pranga ka rënë Xh. D., 47-vjeç, i cili ishte truprojë në lokalin, ku ndodhi konflikti. Ai akuzohet për  “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Gjatë kontrollit fizik, 47-vjeçait iu gjet dhe iu sekuestrua një thikë.

Për “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prishje të qetësisë publike”, u proceduan: Xh. S., 25 vjeç, T. D., 25 vjeç, banues në Tiranë (të dy truproje), A. M., 23 vjeç, F. M., 27 vjeç, E. S., 21 vjeç, F. V., 19 vjeç, të katërt shtetas kosovarë, banues në Londër, A. B., 22 vjeç, M. N., 26 vjeç dhe M. T., 26 vjeç, të tre shtetas anglez, banues në Londër (klientë në lokal).

Të fundit