Flash News

E-TJERA

Rikthehen reshjet e borës, zbardhen fshatrat e Verit dhe juglindjes

Rikthehen reshjet e borës, zbardhen fshatrat e Verit dhe juglindjes

Rikthehen reshjet e dëborës në disa zona të vendit. 

Bora ka zbardhur disa zona, kryesisht malore në juglindje dhe Veri të vendit gjatë orëve të para të mëngjesit. 

Reshje dëbore janë regjistruar edhe në zonat turistike si Dardhë, Voskopojë, Boboshticë, si dhe në Leskovik dhe Ersekë. Në aksin Qukës–Qafë Plloçë dhe në majën e Qafë Thanës, dëbora ka qenë më intensive gjatë natës, duke arritur trashësi të konsiderueshme. 

Kjo situatë ka bërë që autoritetet të ndërhyjnë për pastrimin e akseve kryesore, sidomos në zonat ku reshjet kanë qenë më të dendura.

 

Të fundit