Flash News

E-TJERA

Rikthehen reshjet, parashikimi i motit për ditën e sotme

Rikthehen reshjet, parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti do të ndryshojë gjatë ditës së sotme, në të cilën priten vranësira dhe reshje shiu. Këto të fundit do të jenë më intensive në zonën veri-perëndimore.

Temperaturat minimale do të rriten, duke u luhatur nga 9-18°C. Ndërsa vlerat maksimale do të jenë nga 21°C në veri deri në 27°C në zonën e ulët dhe bregdet.

Era do të jetë me drejtim jug-perëndim me shpejtësi 10-20 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4-5 ballë në det të hapur.

Të fundit