Flash News

E-TJERA

Rikthehen vdekjet nga Covid-19 në vend, MSH: Një person ka humbur jetën

Rikthehen vdekjet nga Covid-19 në vend, MSH: Një person ka humbur

Rikthehen humbjet e jetës nga Covid-19 në vend.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se një person ka humbur jetën nga SarsCov2 gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë, nga 58 testime, kanë rezultuar vetëm 3 qytetarë të infektuar.

“Nga 1 qytetarë në Durrës, Vlorë, Berat. Janë 185 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit 1 qytetar ka humbur jetën nga SarsCov2.

Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,776 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit