Flash News

E-TJERA

Rikthehet Arta Marku, ish-kryeprokurorja e përkohshme synon një ulëse në Gjykatën Kushtetuese

Rikthehet Arta Marku, ish-kryeprokurorja e përkohshme synon një

10 kandidatë kanë paraqitur aplikimin e tyre në presidencë pas përfundimit të afatit për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese që u krijua pasi gjyqtarit Përparim Kalo i mbaroi mandati.

Mes emrave në listë bie në sy edhe kandidimi i Arta Markut, ish-kryeprokurorja e përkohshme.

Presidenca ka bërë me dije se lista do i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për secilin kandidat në mënyrë që të kryhet verifikimi për figurën e tyre në përputhje me kërkesat e ligjit.

Arta Marku u zgjodh prokurore e Përgjithshme e Përkohshme në një seancë të tensionuar parlamentare në dhjetor 2017, kur deputetët e opozitës hodhën tymuese në shenjë proteste ndaj mënyrës së zgjedhjes së saj.

Ajo punonte deri në atë kohë si zv.drejtuese e Prokurorisë së Shkodrës, u ngjit në postin më të lartë të akuzës vetëm me votat e mazhorancës, pas 17 vitesh karrierë në sistemin e drejtësisë.

Ajo ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002, kohë kur ka punuar për 1 vit si prokurore në Prokurorinë e Fierit. Më pas ajo është transferuar në Shkodër, ku ka ushtruar detyrat si prokurore, drejtuese e Task-Forcës për hetimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit si dhe zv. Drejtuese e Prokurorisë.

Të fundit