Flash News

E-TJERA

Rikthehet Check Up-i falas për qytetarët nga 35-70 vjeç, Manastirliu tregon si të përfitoni

Rikthehet Check Up-i falas për qytetarët nga 35-70 vjeç,

Nga sot të gjithë shqiptarët nga mosha 35-70 vjeç mund t'i nënshtrohen kontrolleve mjekësore bazë të shëndetit pranë çdo qendre shëndetësore.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Në një postim në Facebook, Manastirliu shkruan se kontrolli do të bëhet me qëllim parandalimin e sëmundjeve kronike dhe vëzhgimin e pasojave që sjell infektimi me Covid-19.

“Në çdo qendër shëndetësore në vend, nga sot rifillon programi i kontrollit mjekësor bazë falas për çdo qytetar 35-70 vjeç, i dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-covid”, shkruan Manastriliu.

Çdo qytetar që dëshiron të bëjë kontrollin mjekësor bazë falas duhet të konsultohet me mjekun e familjes për të caktuar vizitën dhe për të vijuar me procedurat e mëtejshme pranë qendrës shëndetësore.

 

Të fundit