Flash News

E-TJERA

Rikthehet i nxehti në disa zona, sinoptikania: Të mërkurë dhe të enjte priten reshje, do të forcohet era

Rikthehet i nxehti në disa zona, sinoptikania: Të mërkurë

Vala e të nxehtit është rikthyer në vend dhe do të mbizotërojë deri të mërkurën. Kështu tha për "News 24" sinoptikania Lajda Porja , e cila tha se në në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër temperaturat do të shkojnë në 40°C ose edhe më lart.

Porja tha se duke nisur nga sot e deri të premten do të ketë forcim të erës. Duke marrë parasysh situatën e zjarreve në vend, kjo mund të ndikojë negativisht.

Të mërkurën dhe të enjten do të ketë edhe reshje shiu, kryesisht në zonat jugore. Sipas sinoptikanes, temperaturat e larta do mbizotërojnë 15 ditëshin e parë të muajit gusht.

“Shqipëria është krejtësisht në periferi të valës së të nxehtit, megjithatë është e ndjeshme. Ka pasur që ditën e djeshme një rritje temperaturash, deri në 38 °C. Parashikohet që sot, nesër e deri të mërkurën, moti të jetë i nxehtë, duke bërë që të kemi temperatura të larta në gjithë zonat e ulëta. Temperatura të larta priten në Elbasan, Berat e zona të caktuara, si Ura Vajgurore, Gjirokastër, ku do të kemi sërish deri në 40°C ose edhe më lart.

Pritet që temperaturat e larta të na shoqërojnë në 15 ditëshin e parë të gushtit, ku vlerat do të jenë nga 36 deri në 39 °C, ndërsa mbi 40 °C do të jenë vetëm në zona të caktuara. Dita e mërkurë pritet të sjellë rrebeshe shiu, që do të freskojë pak motin. Ditën e enjte do të kemi shi edhe në zonat jugore. Problematike këtë javë do të jetë edhe era. Që nga dita e sotme, në pjesën e dytë të ditës, e deri të premten, do të kemi forcimi të erës”, tha sinoptikania Porja.

 

Të fundit