Flash News

E-TJERA

Rikthehet Kuvendi, në fokus kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut

Rikthehet Kuvendi, në fokus kërkesa e SPAK për arrestimin e

Pas pushimeve të fundvitit, Kuvendi i Shqipërisë i rikthehet punimeve, duke çelur sezonin e ri parlamentar që pritet të sjellë tensione mes mazhorancës dhe opozitës.

Ky sezon i ri vjen pas një serie debatesh të ashpra në sallë, ku mazhoranca ka përdorur shumicën për të miratuar ligjet dhe projektligjet, ndërsa opozita ka protestuar vazhdimisht kundër shkeljeve të Kushtetutës.

Një nga çështjet më të nxehta që mbetet pezull është kërkesa e SPAK për arrestimin e ministres Belinda Balluku. Kryeministri Edi Rama përdori Gjykatën Kushtetuese për të zvarritur këtë proces, duke çuar në shqyrtim kërkesën për rrëzimin e vendimit të GJKKO-së që e kishte pezulluar Ballukun nga detyra. Shqyrtimi përfundimtar i çështjes Balluku pritet të mbahet më 22 janar, dhe Rama ka deklaruar se do të procedojë me kërkesën e SPAK pas vendimit të Kushtetuese.

Opozita ka kërkuar vazhdimisht të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK, por ka hasur në kundërshtime nga mazhoranca. Në të njëjtën kohë, mbeten pezull edhe mocionet me debate të propozuara nga opozita, që nuk u zhvilluan gjatë legjislaturës së kaluar.

Gjatë vitit 2025, tensionet shoqëruan Kuvendin. Kryeministri Rama mungoi pothuajse në çdo seancë plenare dhe ishte i pranishëm vetëm në seancën e parë pas zgjedhjeve të 11 majit. Deputetët e opozitës kërkuan vazhdimisht që Rama të paraqitej dhe të ballafaqohej me akuzat e ngritura.

Kuvendi u mbyll në kaos pas betimit të Endrit Shabanit si Avokati i Ri i Popullit, i cili u votua nga mazhoranca, edhe pse opozita kishte kërkuar që betimi të mos futej në rendin e ditës.

Të fundit