Flash News

E-TJERA

Rikthehet lëvizja e këmbësorëve në segmentin e dëmtuar të rrugës Librazhd–Prrenjas

Rikthehet lëvizja e këmbësorëve në segmentin e

Pas disa ditësh izolimi për shkak të rrëshqitjeve të tokës, këtë të dielë është rikthyer lëvizja e këmbësorëve në segmentin e dëmtuar të rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”.

Ndërtimi i një by-pass-i provizor dhe vendosja e sinjalistikës rrugore kanë mundësuar kalimin e këmbësorëve dhe grupeve të udhëtarëve, duke sjellë lehtësim për banorët dhe qytetarët që prej ditësh përballeshin me vështirësi të shumta.

Segmenti ishte dëmtuar rëndë nga rrëshqitjet e tokës, duke e bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve dhe duke rritur rrezikun për përdoruesit e rrugës. Ndërhyrja e fundit siguron një zgjidhje të përkohshme deri në stabilizimin e plotë të terrenit dhe nisjen e punimeve për rikonstruksionin përfundimtar.

Të fundit