Flash News

E-TJERA

Rikthehet pas 20 vitesh, Mauricio Pochettino zyrtarisht trajneri i ri PSG-së

Rikthehet pas 20 vitesh, Mauricio Pochettino zyrtarisht trajneri i ri
Mauricio Pochettino

Zërat tashmë janë zyrtarizuar. Mauricio Pochettino është trajneri i ri i Paris SG. Argjentinasi rikthehet pas 20 vitesh në Paris, tashmë jo si lojtar por për të qenë lideri i skuadrës

Tekniku 48-vjeçar zëvendëson gjermanin Tomas Tuçel, i cili u shkarkua pak ditë më parë.

Tashmë Pochettino ka një mision të vështirë me parizienët, nga kampionati ku PSG renditet e 3-ta, edhe pse 1 pikë më pak se kryesuesit, dhe në Champions League ku e pret një përballje me Barcelonën.

Ai është edhe trajneri i njëmbëdhjetë në historinë e klubit parizien.

Të fundit