Flash News

E-TJERA

"Rikthehet popullarizimi i ligjit të diktaturës", Gjokutaj: Kodi i ri Penal, draft pa konsultim

"Rikthehet popullarizimi i ligjit të diktaturës", Gjokutaj:

Avokati Genci Gjokutaj ngre shqetësimin se drafti i Kodit të Ri Penal ka mungesë transparence dhe përjashtimin e institucioneve gjatë procesit të hartimit.

Në rrjetet sociale, ai shkruan se drafti është përgatitur pa konsultim me tre shtyllat kryesore proceduriale të drejtësisë penale në vend si Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e Përgjithshme dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë.

Sipas tij, një qasje e tillë përjashtuese minon legjitimitetin e reformës. 

"Projekt Kodi i Ri Penal është hartuar pa u konsultuar me Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e Përgjithshme dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë!
Pra pa konsultën e tre figurave proceduriale që formojnë procesin e hetimit dhe gjykimit të çështjeve penale!
I formuar në këtë mënyrë është hedhur për konsultim publik!
Rikthehet popullarizimi i ligjit i kohës së diktaturës", shkruan Gjokutaj. 

Të fundit