Flash News

E-TJERA

Rikthehet reshjet e borës, ARRSH tregon situatën në disa akse rrugore

Rikthehet reshjet e borës, ARRSH tregon situatën në disa akse

Reshjet e Borës janë rikthyer në disa zona të vendit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar edhe mbi gjendjen e akseve rrugore.

Konkretisht, në akset Hani i Hotit - Tamarë, Bogë - Theth, Ura e Zapodit - Shishtavec, Bulqizë - Peshkopi dhe  Boboshticë – Dardhë, gjatë natës dhe në mëngjes ka pasur reshje bore.

Borëpastrueset po punojnë për të pastruar dhe mundësuar qarkullimin e lirshëm të mjeteve.

"Në akset rrugore Hani i Hotit - Tamarë, Bogë - Theth, Ura e Zapodit - Shishtavec, Bulqizë - Peshkopi dhe  Boboshticë - Dardhë, gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, janë rikthyer reshjet e dëborës me intensitet mesatar

Mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës

Qarkullimi vazhdon pa ndërprerje

Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, për shkak të lagështisë në rrugë, të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore", thuhet në njoftim.

Të fundit