Flash News

E-TJERA

Rikthim në 'shtëpi', Xabi Alonso bëhet trajner në Bundesliga

Rikthim në 'shtëpi', Xabi Alonso bëhet trajner në

Pas shkarkimit të Gerardo Seoane, Bayer Leverkusen ka emëruar trajner të ri ish-mesfushorin e Liverpool dhe Real Madrid, Xabi Alonso.

Klubi gjerman nuk pati një fillim të mirë, pasi arriti të sigurojë vetëm 5 pikë në tetë ndeshje të luajtura, duke u klasifikuar si skuadra e dytë me nivel më të ulët në Budesligë.

Lajmi për zëvendësimin e Seoane me Alonson u konfirmua përmes një deklarate nga klubi.

“Bayer 04 Leverkusen janë ndarë me trajnerin Gerardo Seoane. Trajneri zviceran pasohet nga Xabi Alonso i cili ka kontratë deri më 30 qershor 2024”, thuhet në deklaratë.

5 vite më parë Xabi Alonso i dha ‘lamtumirën’ Bajernit të Mynihut duke u larguar nga klubi me tre tituj të fituar në Budesligë.

Të fundit