Flash News

E-TJERA

Rikthimi i basteve/ Ish-ministri i Financave: Rama dështoi me mbylljen e tyre, vendi humbi miliarda

Rikthimi i basteve/ Ish-ministri i Financave: Rama dështoi me mbylljen e

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka folur për vendimin e rikthimit të basteve në vendin tonë. I ftuar në emisionin “Frontline” të News24 ai tha se mbyllja fillestare e basteve ishte një episod i “qeverisjes me emocion dhe pasion personal” nga ana e kryeministrit, i cili sipas tij gaboi me vendimin që mori para disa viteve.

Malaj shtoi se Shqipëria ka humbur miliarda nga mbyllja e basteve pasi kjo industri ka funksionuar në të zezë duke mos paguar tatime për një periudhë të gjatë kohe.

“Qeverisje me emocion, buxheti ka humbur miliarda me mbylljen e basteve, nuk është gjë e vogël. Bastet kanë ekzistuar dhe paratë jo ligjore kanë kaluar në dorën e njerëzve. Krimi ekonomik duhet të dijë se ku kanë mbërritur këto para. Unë jam dakord që nuk e kontrollon dot plotësisht, por pa i legalizuar humben miliarda."

"E dinte kryeministri që nuk ndaloheshin kur i ndaloi bastet? Ka qenë qeverisje me pasion personal. Besoj e ka pranuar dhe vetë që dështoi me atë vendim. Ato duhet të legalizohen dhe të tatohen. Ose të kemi një lotari të madhe kombëtare dhe dalin disa fitues si në Itali. Modeli online do jetë më i kontrollueshëm dhe heq mbirjen e pikave të basteve në çdo vend”, u shpreh Malaj.

 

Të fundit