All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Rikthimi i Berishës, Morava: Nuk jam as e lumtur, as e trishtuar; Koka: PD është paqartë, jo e përçarë

All - Paragraf - 1

Rikthimi i Berishës, Morava: Nuk jam as e lumtur, as e trishtuar; Koka: PD

Rikthimi i Sali Berishës në krye të PD pas 9 vitesh dorëheqje është tema e diskutimit në emisionin ‘Politiko’ në Top News.

All - Paragraf - 3

Gazetarët Bledian Koka dhe Kostana Morava kanë komentuar rikthimin e Berishës në krye të PD.  

Koka: Liderët e mëdhenj sic janë brilantë, edhe kur gabojnë , gabojnë me pasoja. Sic i ka qëndruar fjalës, i ka qëndruar edhe gabimit. Kishte kërkesë për kthim, por jo nga gjithë partia. Partia në këto momente nuk është e përçarë, por e paqartë. Nuk mendoj se 15-20 deputetë është përçarje e partisë. Janë një numër i vogël që mbajnë peng vullnetin e demokratëve që kërkojnë opozitë dhe jo pazare.

Kostana Morava: Është në krizë opozita shqiptare. PD mban peshë të madhe që duhet ta kishte zgjidhur për të mos patur kaq shumë të pakënaqur që na shfaqet shumë e ndarë.

Rikthimi i Berishës? Nuk jam as e lumtur as e trishtuar, e pranoj si fakt të kryer. Më vjen keq që pas kaq vitesh riciklohen figura politike, kjo është parimore. Besoj se forca reale e një lideri që pas kaq vitesh të kishte lënë një pasardhës.

Ndaj jemi në tranzicion. Shpresoj që e vetmja figurë që ajo parti ka patur është aty për ti dhënë nxitje para se ka përvojën, e ia kanë njohur meritën të gjithë. Shpresoj të bashkohet serish opozita.

 

Të fundit