Flash News

E-TJERA

Rikthimi i energjisë me fasha rrit kostot për familjet, fatura shtesë do jetë 4.4 herë më e lartë

Rikthimi i energjisë me fasha rrit kostot për familjet, fatura

1 Tetori do të fillojë me rritjen e çmimit të energjisë për të gjithë abonent familjarë që shpenzojnë mbi 800 kWh në muaj. Ato familje që kalojnë këtë fashë do të faturohen me çmim tregu, çka do të thotë se vlera që do të paguajnë do të jetë më e lartë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, tha sot nga prezantimi i paketës së dy anti-krizë se ndryshe nga çmimi aktual që është 9.5 lekë, duke filluar nga muaji i ardhshëm tarifa do të bëhet 42 lekë, për fashën mbi 800 kWh.

Një përllogaritje e Monitor, tregon se me tarifën e re abonentët që tejkalojnë fashën e vendosur, do të paguajnë 4.4 herë më shumë. Çmimi i tregut është edhe një reflektim i çmimi në bursat ndërkombëtare, që do të thotë se këta abonentë do të jenë më të ekspozuar nëse rrite çmimi i energjisë elektrike në bursa.

Shembull: Nëse një familje do të konsumojë 900 kWh në muaj, pagesa finale mujore tashmë do të jetë 11,800 lekë, nga 8,550 lekë që ishte më parë, ose 38% më shumë, pasi vetëm për 100 KW shtesë, familja do të paguajë 4,200 lekë.

Nëse konsumi rritet në 1000 kWh orë në muaj, fatura finale do të jetë 16 mijë lekë, nga 9,500 lekë që është sot, ose 68% më shumë, pasi për shtesë prej 200 kWh do paguhet 8,400 lekë.

Sa më shumë të rritet konsumi, aq më e lartë do të jetë fatura mujore. Nëse konsumi shkon 1000 KW, fatura totale do të jetë 20.2 mijë lekë, nga 10.4 mijë lekë që ishte më parë, ose gati dyfish. Për shtesën prej 300 KW do të paguhet 12.6 mijë lekë.

Rikthimi i energjisë me fasha rrit kostot për familjet, fatura

Të fundit