Flash News

E-TJERA

Rikthimi i karantinës, Drejtoresha e ISHP-së: Nuk mund të bëjmë parashikime, punoni nga shtëpia

Rikthimi i karantinës, Drejtoresha e ISHP-së: Nuk mund të

Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico foli për situatën e pandemisë në vendin tonë, por nuk bëri parashikime më argumentin se sëmundja është dinamike.

Sa i përket rikthimit të karantinës Fico tha për "Report Tv"  se kjo nuk mund të përcaktohet paraprakisht pasi varet nga ecuria e situatës së pandemisë dhe se sa qytetarët i zbatojnë masat.

Ajo sugjeroi se nëse punëdhënësit kanë mundësi që punonjësit e tyre t’i lënë të punojnë nga shtëpia, ta bëjnë këtë gjë, për të shmangur kontaktet.

"Kjo është një sëmundje që ka një dinamikë që smund të bësh parashikime që të na thotë çdo të ndodhë nesër. duke pasur një rritje të numrit të infeksioneve,  ne mund të themi që masat që kemi marrë po të zbatohen rigorozisht, kjo do të na lejojë që t kapërcejmë këtë moment shumë më mirë. Nëse do dekurajohemi nga vështirësia në të cilën na vuri pandemia, do të jetë shumë e vështirë. Askush nga ne nuk dëshiron një mbyllje. Kjo çështje ska të bëjë vetëm me shëndetin por edhe me gjendjen emocionale. Nuk besoj se ka dikush që do të thotë në çfarë niveli mund të mbyllet por do të sjell në vëmendje fakti i të gjithë punëdhënësve që kanë mundësi ti lënë nga shtëpia pse të mos e bëjnë. Të mbajmë maska të ruajmë distancimin dhe të shkojmë te mjeku në rast se kemi shenja. Kjo do të na bëjë të jemi më të aftë që të kufizojmë sa më pak", tha ajo.

Të fundit