Flash News

E-TJERA

Rikthimi i lojërave të fatit, ish-zëvendës ministri i financave: Kanë impakt të vogël në buxhet, nuk sjellin dobi të madhe

Rikthimi i lojërave të fatit, ish-zëvendës ministri i

Ish-zëvendës ministri i financave, Elton Haxhi ka folur për situatën ekonomike në vend.

I ftuar në “Radar Informativ” në ABC, Haxhi u ndal tek rikthimi i lojërave të fatit, që sipas tij nuk do të kenë një impakt të madh në buxhet, pasi nuk sjellin dobi të madhe.

“Efekti i matur tashmë në këtë projektbuxhet është 2 mld lekë të ardhura shtesë si rrjedhojë e taksimit të tyre. Në këndvështrimin tim nuk është e nevojshme, veç influencës që kanë grupe të caktuara për t’i rikthyer.

Ka një impakt të vogël në buxhetin e shtetit. Është harxhim energjish nga ana e atyre institucioneve që merren dhe nga opinioni publik që merren me një lajm të tillë. Mund të ishim marrë me debate të tjera që sjellin një dobi të madhe”, tha Haxhi.

Ai komentoi edhe ligjin për amnistinë fiskale, për të cilën tha se përbën një rrezik të madh për pastrimin e veprave që nuk janë subjekt i saj.

Të fundit