Flash News

E-TJERA

Rikthimi i ‘Prefektit’, Çuli: Donim një version të ridimensionuar, mirëkuptim familjes, jo spekulantëve

Rikthimi i ‘Prefektit’, Çuli: Donim një version të

Rikthimi i shfaqjes teatrale “Prefekti”, ngjalli debate dhe reagime mbi verpat e regjimit komunist, me argumentin se vendosnin në qendër të ironisë dhe satirës, figura të njohura historike.

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli tha në një intervistë për Report Tv, se rikthimi i ‘Prefektit’ ishte një tentativë për ta sjellë në një gjuhë të ridimensionuar. Sipas Çulit, regjisori Spiro Duni e ka rikthyer në një version tjetër, ndryshe nga versioni i ironizuar i mëparshëm.

"Është e thjeshtë, nuk ka lidhje me 'prefektin', ka të bëjë me politikën e Teatrit për leximin e dramave shqipe, një prej 7 veprave të rikthyera ishte edhe 'Prefekti'. Ne ridemensionojmë dhe i shikojmë me syrin e kohës edhe vepra që kanë përmbajtje ideologjike por kanë vlera të mëdha artistike. Regjisori Spiro Duni e riktheu për të dhënë një version ndryshe të kësaj vepre pasi nuk i pëlqente mënyra e ironizimit të mëparshëm", është shprehur Çuli.

Çuli tha se e kuptonte ndjeshmërinë e familjarëve kundrejt shfaqjes, sepse sipas tij aktorët e japin një shfaqje për të kuptuar edhe reagimet.

"Unë jam njeri me sensibilitet shumë të fortë sa i përket vuajtjeve të të tjerëve, sidomos për histori të kësaj natyre. Dhe për këtë kam kërkuar edhe ndjesë për lëndimin, por jo për leximin. Por këtu kemi të bëjmë me një vepër artistike të ridimensionuar, e cila në fund të fundit është një tentativë edhe për të parë reagimet, për të hapur një debat. Sensibiliteti është karshi familjes, dhe jo për shoqata spekulantësh", tha Çuli.

 

Të fundit