Flash News

E-TJERA

Rikthimi i sekuestrove të pasurive, Adriatik Llalla rekurs në Gjykatën e Lartë

Rikthimi i sekuestrove të pasurive, Adriatik Llalla rekurs në
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla

Ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit që riktheu sekuestron e pasurive.
Vitin e kaluar kaloi për gjykim çështja e Adriatik Llallës, i cili akuzohet për ‘mosdeklarim të pasurisë’.

Hetimi ndaj ish-kryeprokurorit nisi fillimisht nga Prokuroria e Durrësit në 2018-ën nën akuzën e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave, por më pas u transferua në ish-prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Në gush të po atij viti, sh-Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur  masën “sekuestro preventive” për pasuritë e Llallës. Vlera e pasurive të ish-kryeprokuroriti ishte rreth 1 miliardë lekë.

Të fundit