Flash News

E-TJERA

Rimbursimi i barnave, Avokati i Popullit: Numri i përfituesve është jashtëzakonisht i vogël në raport me të infektuarit

Rimbursimi i barnave, Avokati i Popullit: Numri i përfituesve
Foto ilustruese

Avokati i Popullit ka kërkuar që të rritet mbështetja për qytetarët e prekur me Covid-19. Në një reagim zyrtar, AP thotë se qytetarët duhet mbështetur për marrjen e branave dhe shrëbimeve të tjera shëndetësore pa u diskriminuar.

Gjithahstu bën me dije se këtë kërkesë e ka çuar edhe te autoritetet përkatëse si qeveria dhe ministria e Shëndetësisë.

Institucioni vëren se pavarësisht VKM-së “Për miratimin e paketës së trajtimit COVID-19 ambulator në banesë të personave të diagnostikuar me COVID-19”, numri i përfituesve ka qenë tepër i ulët krahasuar me atë të të infektuarëve.

Avokati i Popullit ka kërkuar gjithahstu që të garantohet ofrimi i shërbimit për paketën e barnave, jo vetëm për pacientët e konfirmuar pozitivë me tampon nga institucionet shëndetësore publike, por edhe për pjesën tjetër, pavarësisht institucionit shëndetësor ku është kryer.

Nga të dhënat e  Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, AP bën me dije se  lidhur për periudhën 19.11.2020 deri në datë 31.01.2021 rezulton të jenë ekzekutuar 2988 receta me rimbursim, ndërkohë që numri i të infektuarëve është shumë i lartë.

Të fundit