Flash News

E-TJERA

Rimbursimi i dritave, mbi 140 mijë pensionistë në skemë

Rimbursimi i dritave, mbi 140 mijë pensionistë në skemë

Janë mbi 140 mijë pensionistë në të gjithë vendin që përfitojnë 648 lekë në muaj si kompensim pas heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 kilovatë.

Por, për kategori të veçanta pensionistësh siç janë ata që kanë dalë në pension përpara 2015-s, masa e përfitimit shkon deri në 1600 lekë në muaj.

Për të përfituar nga kjo skemë, pensionistët duhet të paraqiten pranë drejtorive rajonale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për të aplikuar.

Në rastin kur janë të dy pensionistë, pra brrë dhe grua, kompensimin e përfiton vetëm njëri prej tyre. Veç fomularit ata duhet të dorëzojnë një fotokopje të kartës së ID, certifikatën familjare si dhe fotokopje të librezës së energjisë elektrike.

Përjashtimi nga taksa

Por pensionistë që janë pjesë e skemës së rimbursimit të dritave, janë të përjashtuar nga taksa e banesës.

Qeveria ka vendosur të lërë jashtë taksimit pensionistë që përfitojnë rimbursim për dritat në shenjë mbështetje ndaj asaj kategorie.

Kushtet

Për të përfituar nga skema e kompensimit dhe përjashtimit nga taksa e bashkisë, duhet që pensionisti të mos ketë asnjë të ardhur tjetër veç pensionit.

Mësohet se janë mbi 140 mijë pensionistë në të gjithë vendin, nga të cilët 70 mijë vetëm në kryeqytet që përfitojnë çdo muaj rimbursim për dritat, njëkohësisht nuk preken nga taksa e bashkisë. Por, nga të dhënat e deritanishme mësohet se janë vetëm 16.618 familje në kryeqytet që kanë përfituar zerim të taksës për shtëpinë, 473 individë dhe 65 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike.

Të fundit