Flash News

E-TJERA

Rindërtimi/ Banorët e pallatit të dëmtuar në Krujë ngrihen në protestë

Rindërtimi/ Banorët e pallatit të dëmtuar në Krujë
Foto Ilustruese

Banorët e një pallati 9 katësh i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në qytetin e Krujës kanë protestuar të enjten. Ata pretendojnë se objekti 9-katësh është nxjerrë i pabanueshëm, ndërsa prej 3 muajsh aktespertiza ka mbetur pezull në ministri.

Ata thonë se jeta e tyre është në rrezik, pasi dëmtimet që ka marrë pallati janë të konsiderueshme.

“Ekspertiza e Prokurorisë është kjo, ka 86 faqe, e ka nxjerrë e ka skanuar, me topograf, inxhinier etj dhe e ka nxjerrë të pabanuar”, thotë një banor.

Nga ana tjetër, pronari i pallatit e cilëson të paligjshem aktekspertizën fillestare duke u shprehur se bonusi i qerasë që jepet nga bashkia për banorët është i paligjshëm.

"Akti i ekspertimit të Prokurorisë, për atë akt Prokuroria është në Prokurori. Akti që ka bërë Prokuroria nuk  është i vlefshëm, për arsye se kur të jetë i vlefshëm prokuroria le të vazhdojë me procedurat sipas ligjit. Bonusi i qerasë nga Bashkia është i jashtëligjshëm përveç katër familjeve që duhet të fitojnë bonus qeraje” , tha Muharrem Hoçja, pronar i pallatit.

Pallati 9-katësh u vlerësua nga aktekspertiza e Prokurorisë së Krujës i pabanueshëm dhe me dëme të konsiderueshm, ndërsa prej 13 muajsh rreth 20 familjet të këtij pallati trajtohen me bonus qeraje, pa patur asnjë informacion me tepërsa i përket rindërtimit.

Të fundit