Flash News

E-TJERA

"Rindërtimi po tenderohet me procedurë klienteliste", Gjykata Kushtetuese mban në sirtar padinë për shfuqizimin e ligjit

"Rindërtimi po tenderohet me procedurë klienteliste",

Progres-raporti i fundit i Komisionit Europian për Shqipërinë, vlerëson se ka progres të mirë sa i takon praktikimit të ligjit të ri për prokurimet. Por "Open Data Albania" konstaton se qeveria ka shmangur këtë ligj, duke përdorur për kontraktime ligje të veçanta.

Si rast tipik janë kontraktimet për procesin e rindërtimit. Procesi ka nisur në shkurt të vitit 2020, disa muaj pas tërmetit të fuqishëm, i cili shembi dhe dëmtoi mijëra banesa.

Për këtë proces janë planifikuar rreth 100 miliard lekë. ODA thotë se kontraktimet po bëhen në anashkalim me legjislacionin sipas Aktit Normativ Ligj 9/2019.

Sipas saj, ky akt fuqi ligji cënon të drejtën kushtetuese për liri ekonomike dhe krijon terren për klientelizëm. Gjithashtu e cilëson klienteliste procedurën që po tenderohet rindërtimi. Nisur nga këto shqetësime, Instituti Shqiptar i Shkencave ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese padi për shfuqizimin e këtij akti me fuqi ligji.

Padia është dorëzuar më 18 shtator 2021, por ende "Kushtetuesja" nuk ka caktuar një datë për shqyrtimin e kësaj çështjeje, që është vlerësuar me pasoja të rënda financiare.

Deri tani kontraktimet për procesin e rindërtimit janë kryer nga qeveria dhe vetë bashkitë. Në padinë që ka dorëzuar në gjykatë, Instituti thekson se ligji nr. 9643 që ishte në fuqi para se të miratohej akti parashikonte në mënyrë shteruese procedurat e prokurimit në rastet emergjente. Pra vlerësohet se akti ka qenë i panevojshëm.

Nga verifikimi i ofertave dhe kontratave të nënshkruara deri më tani në kuadër të procesit të rindërtimit rezulton që kjo lloj procedure nuk ka nxitur pjesëmarrjen apo konkurrencën ndërmjet Operatorëve Ekonomikë. Në padi janë renditur dhe një sërë konstatimesh, mbi të cilat kërkohet shfuqizimi. Procesi i rindërtimit është shoqëruar me akuza dhe pretendime për abuzime si nga qytetarët, opozita, por dhe nga disa institucione.

Padia e depozituar në Gjykatën Kushtetuese

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit