Flash News

E-TJERA

Ringritja e Gjykatës Kushtetuese, KED “sit” kandidatët për dy vendet vakante; Vitore Tusha relatore anëtare

Ringritja e Gjykatës Kushtetuese, KED “sit” kandidatët

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka hedhur shortin për caktimin e relatorëve për ndjekjen e procedurave të verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet e lira në gjykatën Kushtetuese.

Bëhet fjalë për vendet vakante të krijuara pas largimit të Besnik Imerajt dhe Fatos Lulo.

" Zhvillimi i procedurës së shortit për caktimin e anëtarit relatorë për ndjekjen e procedurave të verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve per vendin vakant , vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur përsëri nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11742 datë 24.09.2020, për shkak të mbarimit parakohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Imeraj.

2. Gjithashtu, po sot është hedhur shorti edhe për caktimin e anëtarit relator per ndjekjen e procedurave te verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve per vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 28.08.2018, rishpallur në datën 21.08.2019 dhe rishpallur përsëri nga Kuvendi i Republikës me datë 24.09.2020, për shkak të mbarimit parakohe të mandatit të gjyqtarit Fatos Lulo", thuhet në njoftimin e KED.

Pas hedhjes së shortit për vendin vakant të krijuar pas larimit të Besnik Imerajt u përcaktuan:

Relatore anëtare e KED: Vitore Tusha

Këshilltar: Sajmir Nazifi

Kandidati: Orkida Totojani

Altin Binaj

Aldona Sylaj

Këshilltar: Besmir Rapaj

Kandidati: Eugen Papandile

Ardita Buna Alsula

Këshilltar: Aulona Bodo

Kandidati: Shaqir Hasanaj

Ilir Hasnedari

Klajdi Mone

Këshilltar: Laureta Nezaj

Kandidati: Përparim Kalo

Aleksandër Toma

Pas hedhjes së shortit për vendin vakant të krijuar pas larimit të Fatos Lulos u përcaktuan:

Relatore anëtare e KED:  Saida Dollani

Këshilltar: Laureta Nezaj

Kandidati: Ardita Buna Alsula

Këshilltar: Sajmir Nazifi

Kandidati: Altin Binaj

Këshilltar: Besmir Rapaj

Kandidati: Ilir Hasnedari

Kujtojmë se ngritja dhe funksionaliteti i plotë i Gjykatës Kushtetuese është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare.

Ndërkohë, presidenti Ilir Meta ka bërë gati listën me 10 kandidatë për t'i dërguar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese.

Të fundit