Flash News

E-TJERA

Rinis ndërhyrja nga ajri në Karaburun, Peleshi: Neutralizohen flakët në Delisuf

Rinis ndërhyrja nga ajri në Karaburun, Peleshi: Neutralizohen

Zjarri në Delisuf të Vlorës është neutralizuar plotësisht ndërkohë ka rinisur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Karaburun të Vlorës.

 Lajmin e ka bërë me dije vetë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ministri Peleshi thotë se ndërhyrja e trupave mbi fshatin Dukat ka bërë të mundur që të reduktohet zjarri dhe kështu të eliminohet edhe rreziku nga banesat.

Në pamjet e publikuara shihen zjarrfikësit në përpjekje për të shuar flakët, ndërsa dëmi i bërë nga vatrat e zjarrit është i dukshëm.

“Neutralizohet plotësisht zjarri në Delisuf, ndërkohe që nderhyrja e trupave mbi fshatin Dukat ka mundësuar reduktimin e zjarrit dhe eleminimin e rrezikut të banesave”, shkruan Peleshi.

Të fundit