Flash News

E-TJERA

Rinisin reshjet e borës në Qafë Thanë, temperaturat ulen në 0 gradë celsius

Rinisin reshjet e borës në Qafë Thanë, temperaturat ulen

Reshjet e dëborës me intensitet të lartë kanë rinisur në zonën e Qafë Thanës, në territorin e Pogradecit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor, por pa sjellë deri tani bllokime të aksit.

Aktualisht, lëvizja e mjeteve po kryhet pa përdorimin e zinxhirëve, ndërsa kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren dhe po punojnë në mënyrë të pandërprerë për kriposjen dhe pastrimin e rrugës.

Qafë Thana mbetet aktualisht i vetmi aks i hapur që lidh juglindjen e vendit me Shqipërinë e mesme, pas bllokimit të rrugës Qukës–Qafë Plloçë katër ditë më parë, si pasojë e rrëshqitjeve të inerteve. Ky fakt e bën segmentin rrugor jetik për qarkullimin e automjeteve dhe transportin ndërqytetas.

Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e dëborës pritet të vijojnë edhe në orët në vijim. Për garantimin e qarkullimit, në këtë aks janë angazhuar disa mjete borëpastruese, ndërsa temperaturat aktualisht shënojnë rreth 0 gradë Celsius.

Të fundit