Flash News
SPAK nis hetimet ndaj oficeres së policisë, mori 1 mijë euro ryshfet për të pushuar një çështje penale
Hetimi i SPAK për identifikimin biometrik, Celibashi: Kam zero shqetësim
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Çfarë fshihet poshtë urrejtjes së SPAK për trashëgiminë dhe bamirësinë?
Motori del nga rruga në Shkodër, plagoset i riu spanjoll dhe pasagjeri
Rinisin tensionet në veri të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës, forca të shtuara të KFOR
Forca të shumta të misionit paqeruajtës të NATO-s dhe KFOR-it kanë shtuar prezencën në tri komunat në veri të Kosovës: Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Siç raportohet, grupe qytetarësh serbë u mblodhën para ndërtesës s ëkomunës në Leposaviq për të kundërshtuar marrjen e pushtetit lokal nga kryetari i ri, Lulzim Hetemi.
Policia e Kosovës hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët, pasi KFOR-i i lëshoi ata të tuboheshin para ndërtesës së komunës në Zveçan.
Në Zveçan është vendosur një gardh metalik, i cili ka bllokuar rrugën që të çon drejt ndërtesës së komunës.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka kërkuar në emër të qytetarëve serbë që kryetari i ri komunës së Zveçanit, Ilir Peci, të mos hyjë në godinë. Po ashtu, Rakiq ka kërkuar që nga KFOR-i që Policia e Kosovës të tërheqë nga zona njësitë sepciale.