Flash News

E-TJERA

Rinovimi i patentës/ Kategoritë e drejtuesve që do t’i nënshtrohen, sa pyetje ka testi

Rinovimi i patentës/ Kategoritë e drejtuesve që do t’i
Foto Ilustruese

Drejtuesit e mjeteve që kanë të paktën 3 shkelje dhe pikë të hequra nga patenta, do t’i nënshtrohen edhe njëherë testit.

Kreu i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe sqaroi se ritestimi i drejtuesve të penalizuar, do të jetë një shtysë për të rritur parametrat e sigurisë pa kosto, teksa ka shpjeguar edhe ai do të procedohet.

“Ata që nuk kanë masa të niveleve që janë shkelje të rënda dhe të përsëritura dhe që janë të niveleve me humbje pikësh ata të jenë krejt të qetë do të vazhdojnë rinovimin me procedurën e deri tanishme. Mbi 3 shkelje të përsëritura të rënda, të rënda quhen ato shkelje që janë me nivel heqje pikësh, për të dhënë një shembull, semafori, manovra shpejtësie, alkooli, përdorimi i celularit që cenojnë rëndë sigurinë e tyre, pasagjerëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.  Kur këto janë të përsëritura, do të kemi një sistem që do të gjenerojë në mënyrë automatike një pyetësor i cili do të jetë në tavolinën e sportelisti i cili do të marrë praktikën e aplikimit për rinovimin dhe që do t'i drejtohet personit duke i thënë meqënëse ju jeni në listën e alertit të një risku për shkak të përsëritjeve të shkeljeve të rënda në qarkullimin rrugor, ju lutemi të na përgjigjeni këtyre 20 pyetjeve”, tha Gonxhe.

Gonxhe shtoi se të gjitha shërbimet e sipërpërmendura, janë pa pagesë. “Do marrin një seancë edukative, do marrin një manual! Do jenë të gjitha pa pagesë”, u shpreh Gonxhe.

Kreu i Transportit Rrugor shtoi se vitin e ardhshëm, rregullat e qarkullimit rrugor do të jenë pjesë e kurrikulave në shkolla.

“Në 2022 ne do jemi në nivelin që do të jetë gabim për çdo institucion që nuk do të përfshijë edukatën e qarkullimit rrugor në kurrikulën standarde”, përfundoi Gonxhe.

 

Të fundit