
Flash News
Erion Veliaj voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit
KQZ nxjerr shifrat: Sa qytetarë kanë votuar deri në 14:00, si renditen qarqet
Komisionarët e opozitës denoncojnë: Patronazhisti Ilir Ruka kapet duke orientuar votuesit në qendrën e votimit
Incident në Pogradec/ Pas konfliktit në QV, komisionerit i rrahin gruan dhe djalin në shtëpi
Aksident tragjik në Peshkopi, humb jetën në Spitalin e Traumës efektivi i policisë Veli Gjura
Rinumërimi në KAS i kutive të Pukës zbuloi dhjetra vota “fantazëm” të PSD-së së Tom Doshit
Pas rinumërimit të një kutie, që i përkiste Qendrës së Votimit 0425/0, u konstatua se 64 vota që i përkisnin subjektit zgjedhor Partia Republikane ishin llogaritur si vota për Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila në fund të rinumërimit doli me zero vota.
Ndërkohë në Qendrën e Votimit 0415/01 PSD-ja e drejtuar nga Tom Doshi doli me 72 vota fiktive tepër, pasi nga 190 vota që figuronin në tabelën përmbledhëse të miratuar nga KZAZ, në kuti u gjetën vetëm 118 vota për këtë subjekt.
KAS mori vendim për të rihapur këto kuti pas kërkesave ankimore të Partisë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë dhe Partisë Aleanca Progresiste LZHK.
Të dy partitë kundërshtonin vendimin e KZAZ 07 në Bashkinë Pukë, duke kërkuar rinumërimin dhe rivlerësimin e votave të vlefshme dhe të pavlefshme dhe ndryshimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit të Këshillit Bashkiak Pukë, sipas rezultatit të rinumërimit.
KAS pranoi provat e depozituara nga pala ankuese, ku u shfaqen pamjet filmike të numërimit të votave, që tregonin në disa raste votat për Partinë Republikane edhe pse në tabelën përfundimtare ky subjekt figuronte me zero vota.
Nga këqyrja e fletëve të votimit rezultuan dhe disa diferenca të vogla me 1-2 vota që u përkisnin subjekteve të tjera zgjedhore.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi korrigjimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit për këshillin e bashkisë Pukë, sipas gjetjeve të dala nga këqyja e fletëve të votimit.
Pavarësisht korigjimit PSD e Doshit, vijon të jetë parti e parë në Pukë sa i takon Këshillit Bashkiak. Ajo ka tani 1025 vota dhe 4 këshilltarë, kundrejt 3 këshilltarëve që kanë sëbashku koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” dhe Partia Socialiste. Rezultati surprizë, siç del në këtë rast, duket se është ndikuar edhe nga numërimi i pasaktë apo pasqyrimi i votave fiktive në procesverbale.
Partia e Doshit, i sanksionuar nga SHBA për ‘përfshirje në korrupsion madhor’, u rendit e katërta për numrin e votave në këshilla në shkallë vendi, duke e bërë atë me shumë gjasa një nga politikanët më të fuqishëm të vendit.
Gjithshtu, KAS shqyrtoi kërkesën ankimore të Partisë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë që kundërshtonte tabelën përmblëdhese të rezultateve për zgjedhjet e Këshillit të Bashkisë Përmet, por vendosi rrëzimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së./ BIRN
Të fundit








Qytetarët nga Kosova votojnë në Kukës
11 Maj 2025, 14:11

Ndërpritet procesi zgjedhor në Librazhd, një person fotografoi votën
11 Maj 2025, 13:54

Celibashi: 8% e qendrave të votimit u hapën me vonesë
11 Maj 2025, 13:47


Berisha për tjetërsimin e votës: Kush shkel ligjin do të mbahet përgjegjës
11 Maj 2025, 13:26
KQZ: Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00, më e ulët se në 2021
11 Maj 2025, 13:00





E paprecedentë! 101 vjeçarja në Fier nuk lejohet të votojë
11 Maj 2025, 12:15




Shqipëria voton, sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 11:00
11 Maj 2025, 11:30


Edi Rama voton në Surrel: Të presim çfarë do të thotë populli
11 Maj 2025, 10:57
Denoncon Luan Baçi: Një kuti votimi ka ardhur me 500 fletë votimi mangët
11 Maj 2025, 10:50


I shoqëruar nga familja, Berisha voton në QV-në e shkollës “Kosova”
11 Maj 2025, 10:26

Skandal në Petrelë/ Gjeten në rrugë një tufë kartash ID të qytetarëve
11 Maj 2025, 10:09





Socialistët blenë vota, Policia arreston bashkëshortin e kandidates së PD
11 Maj 2025, 09:16
Ervin Salianji voton në burgun e Fierit: Votoni që të shëroni Shqipërinë
11 Maj 2025, 09:05

Votuesja fotografoi votën në Elbasan, kapet në flagrancë nga komisionerët
11 Maj 2025, 08:46
Iu gjetën listë me emra, policia arreston dy persona në Rrëshen
11 Maj 2025, 08:37
Giro d’Italia në Vlorë, Policia publikon listën e rrugëve të bllokuara
11 Maj 2025, 08:33
100-vjeçari voton në Tiranë: Kam hedhur votë që në vitin 1946
11 Maj 2025, 08:17
Probleme me pajisjen biometrike në Tiranë, qytetarët nuk mund të votojnë
11 Maj 2025, 08:13


Shqiptarët zgjedhin parlamentin e ri, Berisha: A jeni gati njisha?
11 Maj 2025, 07:54

Procesi i votimeve nis me probleme teknike edhe në Berat e Lezhë
11 Maj 2025, 07:41





India akuzon Pakistanin për ‘shkelje’ pas marrëveshjes së armëpushimit
10 Maj 2025, 20:51
11 Maji/ Dy prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH zbarkojnë në Fier
10 Maj 2025, 20:29


Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!
10 Maj 2025, 19:33

Foto/ Në shkelje të Kodit Zgjedhor, posterat e PS shfaqen në QV në Tiranë
10 Maj 2025, 18:57



Incident në Giro d’Italia, qytetari përplaset nga çiklisti
10 Maj 2025, 17:38
Një parkim sa një shtëpi, biznesi “i artë” në Tiranë
10 Maj 2025, 17:18



Berisha falënderon mbështetësit: Sot jemi më të bashkuar se kurrë
10 Maj 2025, 15:55
Mandati i katërt: Një luks që Shqipëria nuk mund ta përballojë
10 Maj 2025, 15:36
Si të votoni nesër në zgjedhjet parlamentare?
10 Maj 2025, 15:24

Rama apo Berisha, kush e fitoi betejën e audiencës në dy ekranet e mëdha
10 Maj 2025, 14:51







Pse PS kërkon zgjatjen e orarit të votimit në Vlorë deri në orën 22.00?
10 Maj 2025, 11:55




Këmbimi valutor, 10 maj 2025
10 Maj 2025, 10:16
Sa ju kushton parkimi me orë në kryeqytet?
10 Maj 2025, 09:59

SHBA-të nuk mund ta injorojnë më Shqipërinë
10 Maj 2025, 09:17


Dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, rrugët që do bllokohen në Tiranë
10 Maj 2025, 08:51
