Flash News

E-TJERA

Rinumërohen votat në Elbasan, KAS: Rezultati, në përputhje me atë të dalë nga pajisjet elektronike

Rinumërohen votat në Elbasan, KAS: Rezultati, në përputhje

Rezultati për kryetarin e Bashkisë së Elbasanit dhe pas rinumërimit të votave në 3 qendra votimi mbetet i njëjtë.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve deklaroi se rezultati pas rinumërimit të fletëve, ishte në përputhje me atë të dalë nga pajisjet elektronike.

U rivlerësuan fletët fizike në QV 23/73 fraksion 1, 24/81 fraksion 1 dhe 24/83 00, dhe nga rivlerësimi dhe rinumërimi i fletëve fizike për kryetarë bashkie, rezulton se ato përputhen plotësisht me rezultatin e transmetuar nga pajisjet elektronike në sistemin e KQZ-së”, u shpreh ndër të tjera anëtari i KAS-it, Ledio Braho.

Bashkia e Elbasanit u fitua nga kandidati i Partisë Socialiste, Gledian Llatja, i cili mori 36,122 vota. Ndërkaq, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi arriti të sigurojë, 27,952 vota.

Të fundit