Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rishikimi i “arrestit me burg”, Gjokutaj: GJL po luan një lojë politike

Mbledhja e Kolegjeve të Bashkuara nga Gjykata e Lartë, e cila synon të unifikojë praktikën gjyqësore mbi një çështje në dukje të vogël, ka ndezur reagime të forta në qarqet ligjore.
Për juristët ky nuk është një interpretim i thjeshtë ligjor, por një manovër politike e mirë-orkestruar, e krijuar për të vendosur kritere më të buta për masat e sigurisë, duke ndikuar potencialisht në rastet e mëdha të korrupsionit ku përfshihen zyrtarë të lartë.
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, avokati Genci Gjokutaj thotë se e njëjta gjykatë, e cila më parë ka miratuar masa të rrepta si “arrest në burg” për një sërë figurash, nga Sali Berisha te Ilir Meta, dhe së fundmi në çështje që lidhen me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, tani papritur e konsideron këtë masë “ekstreme”.
Ky ndryshim qëndrimi, sipas Gjokutajt, dyshohet se po përdoret për të krijuar një precedent të ri për të gjitha gjykimet e ardhshme. Kjo lëvizje, thekson juristi, është një “híle juridike” për të anashkaluar procesin standard legjislativ.
Ndërsa ka spekulime se lëvizja mund të jetë menduar për të favorizuar individë të caktuar, Gjokutaj paralajmëron se një precedent i tillë do të kishte një ndikim të gjerë, duke u zbatuar për të gjithë dhe duke krijuar një peizazh ligjor të paparashikueshëm.
“Vërtet jam i çuditur me këtë lloj paralelizmi që është bërë. Në fakt, kuadri ligjor i Kodit të Procedurës Penale është i plotë në lidhje me masat e sigurimit dhe është pikërisht kjo që thotë edhe kolegu që, kjo gjykatë ka kaluar me dhjetëra herë, që nga Berisha deri tek Ilir Meta, deri te të gjithë këta të pandehur, edhe pastaj ka vijuar edhe me Erion Velinë, dhe nuk kanë ceduar në asnjë moment.
Dhe është pikërisht kjo gjykatë, që në mënyrë absolute ka miratuar arrestet, pa asnjë lloj lëshimi, që tani kujtohet dhe thotë, ka një rast banal, edhe i cili do t’u bëka praktikë pastaj për gjykimet e ardhshme, sepse kjo gjykatë që ka miratuar të gjithë arrestet në burg, tashmë na paska ndryshuar mendim dhe e paska arritur në konkluzionin që masa e arrestit në burg qenka ekstreme e të tjera e të tjera.
Gjithsesi kjo mbetet një thashethemnajë, sepse qëllimin e vërtetë të kësaj, të paktën sipas meje, qëllimi i vërtetë i gjithë kësaj historie do të dekriptohet kur të jepet vendimi i arsyetuar. Nëse do të rrëzohet rekursi i prokurorit, çështja pushohet, ama në qoftë se do të pranohet rekursi i prokurorit, do të kemi një vendimmarrje që do të kalojë sepse apeli e ka zbutur masën e dënimit, do të kalojë nga arrest përsëri ai personi. Pra unë nuk e kuptoj se çfarë mishmashi po luhet, por gjithsesi ne do ta dekriptojmë këtë kur të marrim vendimin e arsyetuar.
Kodi i Procedurës Penale i jep dorë gjykatës si ta lërë në fuqi arrestin ashtu edhe ta ndryshojë atë, në varësi të rrethanave dhe kushteve ë, konkrete, ë, që ka secili i gjykuar. Kjo, kjo është ajo që unë nuk e kuptoj se ku, se ku duan të dalin dhe çfarë duan të bëjnë. Përtej kësaj, mbrapa kuintave besoj që luhet një lojë politike, e dirigjuar nga shefi, sepse nëse ky vendim do të vendosë, do të shtojë kushte apo kritere që për arrestin, që do ta vështirësojnë atë, atëherë këtu del qartazi qëllimi që këto procedime penale që janë rrugës për korrupsionin galopant të kësaj qeverie, do t’i nënshtrohen këtyre kritereve të reja që asnjë nga ata të mos përfundojë në burg.
Dhe në fakt, një mbrojtje të tillë e ka filluar me Belinda Ballukun, Edi Rama, i cili ka shëtitur nga Gjykata Kushtetuese në Kuvend, pra duke, duke, duke, duke rezistuar, ë, që të mos ketë masa, masa drastike. Kjo është një tjetër formë e kapjes së kësaj gjykate, sepse rruga ligjore, do të ishte nëse do të bëhej një ndryshim në Kodin e Procedurës Penale. Është një rrugë e gjatë, prandaj është zgjedhur kjo, është një híle juridike, që do të thotë, është zgjedhur kjo rrugë e vendimit unifikues, i cili bëhet në një gjykatë dhe politika thotë, unë s’kam lidhje, është një praktikë e zakonshme e Gjykatës së Lartë dhe që, por që ajo ka fuqinë e ligjit. Ne do të presim dhe do të shohim, por që sigurisht, unë nuk e di kush e ka nxjerrë këtë që bëhet për të liruar Erion Velinë, mbase është edhe kjo, po nëse do të bëhet një vendim unifikues me kushte lehtësuese, këtu nuk përfiton vetëm Erion Veliaj, këtu përfiton, të gjithë personat edhe ata që Edi Rama i do që të rrinë në burg, dhe këtu pastaj komplikohet pak çështja.”
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38