Flash News

E-TJERA

Risi dhe rikthime, Reja zbardh listën e Kombëtares për ndeshjet e marsit

Risi dhe rikthime, Reja zbardh listën e Kombëtares për ndeshjet e

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja, ka shpallur listën me 28 lojtarët e grumbulluar për tre ndeshjet e muajit mars të vlefshme për eliminatoret e Botërorit Katar “2022”.

Pas një mungese të gjatë është rikthyer në kombëtare mbrojtësi Arlind Ajeti. Për herë të parë me kombëtare janë grumbulluar lojtarët Nedim Bajrami dhe Mario Mitaj. Po ashtu pjesë e kuqezinjëve për këto ndeshje do të jetë dhe dhe Florian Kamberi, i cili ende nuk ka bërë debutimin me Shqipërinë.

Jashtë grumbullimit është lënë portierit i Partizanit Alban Hoxha, vendin e tij e ka zënë portieri i ekipit U-21, Gentian Selmani. I vetmi lojtar i grumbulluar nga Kategoria Superiore është Erion Hoxhallari i Tiranës.

Jashtë kombëtares kanë mbetur emra si Bekim Balaj, Armando Sadiku, Taulant Seferi apo Lorenc Trashi.

Kuqezinjtë do të luajnë në transfertë ndaj Andorrës më 25 mars, ndërsa më 28 mars përfaqësuesja kuqezi do të presë Anglinë në Tiranë. Takimi i tretë do të luhet më 31 mars ndaj San Marinos sërish në transfertë.

Lista e plotë:

Risi dhe rikthime, Reja zbardh listën e Kombëtares për ndeshjet e

Të fundit