Flash News

E-TJERA

Ristani: Gara për kryetar të PD po manipulohet nga Basha, Shehaj s’mund të bëjë edhe biznesin, edhe politikën

Ristani: Gara për kryetar të PD po manipulohet nga Basha, Shehaj

Ish-deputeti demokrat Arben Ristani deklaron se kryetari aktual, Lulzim Basha po merr të gjitha masat që ta manipulojë garën e 13 qershorit.

Duke e cilësuar garën brenda PD si të pabarabartë, në një intervistë në Report Tv, Ristani tha se do të preferonte që Basha të humbiste, ndërsa për Agron Shehajn tha se nuk do mund ti bëjë dot të dyja, biznesin dhe politikën.

"Ka mundësi por duket se po merr të gjitha masat për ta manipuluar. PSh sa zvogëlohen burra të tillë që nuk arrijnë do të të mbajnë karakterin e liderit. Ka disa elementë që tregojnë se gara është e pabarabartë. Nuk u jep mundësi kandidatëve rivale të dinë se kush është votuesi. I takon të japë dorëheqjen pas 4 humbjesh. Gara është e pabarabartë por unë e përkrah kurajën e kolegëve dhe miqve të mi që janë rivalë të Bashës në garë të cilët megjithë kushtet   vështira që po u vendos, si jep listat e votuesve,u ka vendosur vëzhgues... vazhdojnë.

Do preferoja që Basha të humbte sepse se ben me dot Pd fituese. Dua të veçoj Shehajn duke qenë se është biznesmen i madh dyshoj se mund ti bëjë të dyja edhe politikën edhe biznesin sepse do kohë politika dhe është një zanat që s’mund ta mësosh menjëherë do kohë. Harxhi dhe Kadilli i bëjnë nder garës", tha Ristani.

 

 

 

Të fundit