Flash News

E-TJERA

Ristani: Mosnjohja e zgjedhjeve nga Basha më duket komprometuese, po justifikon humbjen e PD

Ristani: Mosnjohja e zgjedhjeve nga Basha më duket komprometuese, po

Ish deputeti i PD, dhe një nga demokratët që kërkojnë largimin e kryedemokratit, Lulzim Basha pas humbjes së PD deklaron se mosnjohja e zgjedhjeve nga lideri i opozitës është komprometuese dhe justifikim i dështimit.

I ftuar në Rtsh Java, Ristani thotë se Basha gjatë fushatës, madje edhe në ditën e numërimit të votave u shpreh i bindur në fitore dhe deklarata për masakër zgjedhore nuk është e sinqertë.

“Basha u shpreh i bindur në fitoren e PD, ashtu si edhe në ditën e votimit. Nuk ka pasë dyshime se kishte një proces të manipuluar zgjedhor. Mua më duket e kompromentuar mosnjohja e zgjedhjeve se duket si justifikim i humbjes. Nëse do e kishte paralajmëruar, nuk do kishte mbajtur këtë qëndrim.

Gjatë numërimit u shpreh i bindur se do fitojë PD, kjo tregon se nuk është e sinqertë deklarata për manipulimin deri në masakër të zgjedhjeve.

Për sa i takon njohjes, e bëjnë arbitrat e pranuar nga palët, erdhi nga SHBA, OSBE dhe nga shtete të veçanta”, u shpreh Ristani.

Të fundit