Flash News

E-TJERA

Rikthehet kaosi në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH paralajmëron bllokime të reja

Rikthehet kaosi në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH

Situata në autostradën Tiranë–Durrës ka rikthyer sërish shqetësime për drejtuesit e automjeteve, pas kaosit që u krijua dje gjatë bllokimit të aksit për riparime në segmentin Vorë-Ura e Dajlanit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi sot se, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka hartuar një plan të ri të menaxhimit të trafikut, me qëllim shmangien e ngërçit të ditës së djeshme.

Sipas njoftimit, duke nisur nga sot, 14 tetor, ora 23:00 deri në 06:00, do të ketë bllokim të qarkullimit në drejtimin Vorë-Durrës, përkatësisht në këto segmente: Vorë-Maminas, Maminas-Sukth, Sukth-Fllakë, Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit dhe Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit. Kohëzgjatja e punimeve parashikohet të jetë 1–2 ditë për çdo segment.

Të gjithë drejtuesit e automjeteve janë të udhëzuar të përdorin rrugën alternative: Vorë – Maminas – Katër rrugët e Shijakut – Durrës, për të shmangur bllokimet e gjatë dhe pritjet e gjata si ato të djeshme. Pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë-Durrës, puna do të vijojë në krahun tjetër Ura e Dajlanit–Vorë, me të njëjtin plan dhe kohëzgjatje.

 

Të fundit