Flash News

E-TJERA

‘Rithemelimi’ merr PD, ish-kreu i KQZ: Vendimi i gjykatës të zbatohet, zgjidhi problemin

‘Rithemelimi’ merr PD, ish-kreu i KQZ: Vendimi i gjykatës

Gjykata e Tiranës regjistroi dje statutin e Kuvendit të 11 Dhjetorit duke i dhënë kështu Partinë Demokratike juridikisht, Komisionit të Rithemelimit.

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume, tha për Ora Neës se vendimi i gjykatës nuk duhet të diskutohet, por të zbatohet. Kume theksoi se palët që dikur ishin të ndara, tashmë janë unifikuar dhe probvlemi i “përçarjes” është zgjidhur.

Ish-kreu i KQZ shtoi se ‘Rithemelimi’ është njohur si pjesa e PD.

“Atë çka Gjykata ka vendosur dje, nuk ka pse ta diskutojmë, në kuptimin që janë të ndara gjërat tek ne. Pushteti gjyqësor dhe i pa ndikuar duhet të veproj te politika dhe vendimarrjet e pushtetit gjyqësor kur përfundojnë si të tilla duhet të zbatohen. Vendimi i marrë nga Gjykata ka njohur pjesën e PD e cila është vetë emërtuar si Komisioni i Rithemelimit dhe që  tashmë është regjistruar si pjesë ndërtuese brenda PD e ka zgjidhur problemin. Për mua s’ka kuptim të themi më palë. Për mua brenda PD ku ishin dy grupe që nuk merreshin vesh me njëra-tjetrën, problemi tashmë është i zgjidhur”, tha Kume.

Të fundit