Flash News

E-TJERA

Rjepaj dëshmon në Komisionin e Shëndetësisë: Nuk kam dijeni për masterplanin

Rjepaj dëshmon në Komisionin e Shëndetësisë: Nuk kam

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, e pyeti ish-zvministrin nëse ishte në dijeni të memos që ish-drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu i ka dërguar ministrit të asaj kohe, ku ngrinte shqetësimin për mos vënien në punë të qendrës së sterilizimit.

Klodian Rjepaj, ish-zv.ministri i Shëndetësisë, ka mohuar të ketë dijeni për memon në fjalë.

Ai është shpreëhur se ka pasur dijeni vetëm për masterplanin për QSUT për repartin qendror të sterilizimit.

“Unë nuk jam në dijeni të të gjithë masterplanit. Unë jam në dijeni të projektit për repartin qëndror të sterilizimit, të cilin e kam marrë. Në lidhje me memon që iu më thoni unë nuk ka kam parë në atë kohë, por më vonë.

Jam në dijeni të projektit është bërë për repartit qëndror të sterilizimit, në lidhje me investimin që është bërë aty dhe për atë që ajo përfaqëson. Është një inovacion që është bërë për shkak të një vullneti që ka pasur në atë kohë për të sjellë një ndryshim.

Unë jam në dijeni të masterplanit për QSUT, për repartin qëndror të sterilizimit dhe në studimin që është bërë keni edhe informacion për 7 hidroklavat që ju përmendët. Në të njëjtën kohë që ekzistonin edhe hidroklavat në spitalet rajonale, ne kishim dhe kontrata me operatorë privatë, pra tregonte që nuk plotësonte nevojat”, tha Rrjepaj.

 

Të fundit