Flash News

E-TJERA

Robert Aliaj: Jam pro abortit, në të kundërt do kishim lloj-lloj pjellësh e doktorësh

Robert Aliaj: Jam pro abortit, në të kundërt do kishim lloj-lloj

Vendimi i Gjykatës Supreme në SHBA për abortin ka shkaktuar debat edhe përtej kufijve, pasi ka nga ata që e mbrojnë abortin si një e drejtë kushtetuese dhe që janë kundër, duke e cilësuar vrasje.

Artisti Robert Aliaj i ftuar në emisionin “Open” në News24, u shpreh se është pro abortit dhe se ai duhet të ndodhë, pasi sipas tij, në të kundërt do të ndodhnin probleme të mëdha më pas.

Aborti është një fenomen problematik. Por, duket sikur aborti qenka kaq i tmerrshëm. Ai është i kontrolluar në Belgjikë, Holandë. Shumë vajza e gra nga Belgjika shkojnë në Holandë, nëse kanë kaluar periudhën e tre muajve.

Unë jam pro, për arsye se do të lindin probleme gjigante, që nuk do të kontrollohen më, lloj-lloj pjellësh në të zeza, lloj-lloj doktorësh e klinikash, do vdesin njerëz, se do dalë gjëja jashtë kontrollit. E kontrolluar, në logjikë dhe kur ka edhe etikën brenda se ajo duhet të ndodhë, duhet të bëhet. Aborti absolutisht është i gabuar”, tha Aliaj.


 

Të fundit