Flash News

E-TJERA

Rodri do të mungojë në ndeshjen ndaj Shqipërisë, shkak rregullat e UEFA-s

Rodri do të mungojë në ndeshjen ndaj Shqipërisë, shkak

Rodri nuk do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Shqipërisë, sepse debatoi me arbitrin kundër Italisë (1-0).

Mesfushori mori të verdhën e dytë të turneut, kështu që tani do mbetet jashtë.

Sipas rregullit të ri, UEFA parashikon që vetëm kapitenët të diskutojnë me arbitrin gjatë turneut - nëse duan të flasin. Kjo për të mos lejuar që arbitri të rrethohet nga disa lojtarë të të dyja skuadrave pas vendimeve të diskutueshme.

Rodri e injoroi rregullin dhe sulmoi gjyqtarin Viçiç.

Në ndeshjen e fundit në grup kundër Shqipërisë (e hënë, ora 21:00), pritet që trajneri i kombëtares, Luis de la Fuente, të bëjë rotacion.

Të fundit